Vezët mund të prezantohen kur bebi arrin moshën 6 muaj. Vezët janë një alergjen i zakonshëm në ushqim, kështu që duhet të keni kujdes historinë alergjike të bebit dhe të filloni me sasi të vogla të vezës të gatuara mirë (e bardhë dhe e verdhë), pasi disa bebi mund të ketë reaksione të rënda edhe ndaj sasive më të vogla të vezës.
Kur i servirni vezë bebit, sigurohuni që të gjitha pjesët e vezës janë gatuara plotësisht, pasi vezët mund të përmbajnë Salmonella, një bakter i zakonshëm që mund të rezultojë në sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i ushqimit. Përgatitini vezët në temperaturën 71°C, dhe jepini pak më shumë kohë se zakonisht. Kurrë mos përdorni vezë të thyera ose të ndotura, pasi kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi.
6 deri në 8 muaj:
Mënyra më e lehtë e prezantimit të vezës në këtë moshë është përmes një omletë të gatuar mirë dhe të prerë në shirita drejtkëndëshe sa madhësia e dy gishtërinjve të mëdhenj të mbajtur së bashku. Kjo formë e bën të lehtë që bebi ta mbajë dhe ta hajë në mënyrë të pavarur. Nëse fëmija e ka të vështirë të marrë ushqimin nga tryeza pjata, provoni ti mbani ato përpara bebit vertikalisht. Dëshironi të shërbeni vezë të ziera? Thjesht shtypini me ujë, avokado, qumësht gjiri, qumësht formule ose kos (vetëm në rastet kur bulmetet i janë prezantuar me parë bebit)
9 deri në 11 muaj:
Në këtë moshë, kapja me gishta e fëmijës zhvillohet më tepër duke e lejuar atë të kapë copa më të vogla, prandaj në këtë moshë rekomandohet zvogëlimi i copëzave të omletës. Në rastin e vezëve të ziera, ofrojini bebit një filxhan me ujë në menyrë që ta kete me të lehtë kapërdimin e të verdhës që mund të jetë pak e thatë.
12 deri në 24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe mund të eksperimentoni me servirjen e vezës por gjithmone duke patur parasysh që të jetë e gatuar mirë. Duke qënë se është një moshë në të cilën duhet promovuar piruni, sugjerimi jonë parësor është gatimi i vezës në omletë dhe prerë në copat të vogla që bebi të mund ti marrë me pirun.
Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+
1 Kokër Vezë e Madhe
1 Lugë Gjelle Vaj Ulliri
1.Thyejmë vezën në një tas të thellë dhe e rrahim derisa e verdha dhe e bardha të bashkohen.
2.Nxehim vajin në një tigan.
3.Pasi vaji të nxhehet hedhim vezën dhe ulim nxehtësine e pianurës.
4.Mbulojmë me kapak për rreth 5 minuta që edhe avulli ta pjekë vezën.
5.E heqim vezën, e presim në shirita me gjerësi 2 gisht dhe ja servirim bebit që të mund ta marrë vetë.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.