Fasulja është një superushqim që mund të prezantohet që në moshën 6 muajshe kur bebi fillon ushqyerjen me ushqime të ngurta.
Por fillojeni pasi keni provuar disa lloje ushqimesh të tjera, në mënyrë që organizmi i bebit të jetë adaptuar me tretjen e ushqimeve të ndryshme.
6 deri në 8 muaj:
Mënyra më e sigurtë e ofrimit të fasuleve në këtë moshë është të jenë të gatuara mirë (të zjera, apo gjell tradicionale), në mënyrë që të jenë aq të buta sa të shtypen lehtësisht me dy gishta. Më pas mund ti shtypni mirë me lugë në formë pureje, dhe ose mbushjani bebit një lugë të vogël që të mund ta marrë vetë, ose mund t’ja hapni si krem mbi një cope buke të prerë si në foto që të mund ta marrë në dorë.
9 deri në 12 muaj:
Në këtë moshë, kapja me gishta e fëmijës zhvillohet më tepër duke e lejuar atë të kapë copa më të vogla, prandaj në këtë moshë rekomandohet ofrimi i fasuleve kokërr por të shtypura me lugë. Edhe ne gjjëllë mund të bëni të njejtën gjë.
12 muaj+:
Në këtë moshë, nëse bebi është ushqyer sipas metodës BLW që në fillimet e ushqyerjes, mund tja servirni në formë të plotë fasulet. Qoftë në gjellë, sallatë apo të pjekura.
Koha e Gatimit: 20 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+
⅕ patate e embël (ose karrotë)
1 filxhan fasule (të zjera mirë)
1 filxhan bizele (të zjera mirë)
Quinoa (e zjerë)
1 Lugë Gjelle Vaj Ulliri
1.I miksojmë të gjithë ingredientët në blender, ose i shtypim mirë më pirunë. Nuk duhet bërë në formë pureje të qullët.
2.Marrim nga një lugë gjelle si masë, dhe më pas formojmë toptha me përmasë mesatare.
3.I vendosim ne tepsi, duke e shtypur secilin që të marrë formë të sheshtë të rrumbullakët.
4. I pjekim për 10 minuta, i kthejme nga ana tjetër dhe i pjekim për 10 minuta të tjera.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.