Gjalpë Kikiriku

Lloji i Ushqimit

Fruta të Thata

Vlerat Ushqimore

5/5

Alergen i Zakonshem?

Po

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

5 Minuta

Kur mund ti jap bebit kikirik/gjalp kikiriku?

KUJDES!

Kikirikët dhe gjalpi i kikirikut mund ti ofrohen bebit që gjashtë muajsh POR janë si alergent të zakonshëm  ashtu edhe kanë një rrezikshmëri të lartë mbytjeje.

Kikirikët janë të shëndetshëm dhe kanë shumë vlera ushqyese. Por alergjitë ndaj tyre janë të zakonshme – sidomos nëse bebi ka ekzema, apo ka shfaqur tashmë alergji nga veza, duhet të jeni shumë të kujdeshëm më kikirikët, pasi ka më shumë probabilitet që të ketë alergji ndaj tyre gjithashtu.

Për të testuar për alergjinë, gjithmonë ofrojani ushqimin e ri paraditë (asnjnëherë në darkë pasi observimi i fëmijës, si dhe marrja e ndihmës është më ë vështirë). Ofroni sasi jashtëzakonisht shumë të vogël (një majë lugë caji) dhe prisni duke e mbajtur fëmijën nën mbikqyrje për shenja të mundshme alergjie. Jo gjithmonë shfaqen menjëherë, dhe jo gjithmonnë pas vaktit të parë. Kështu me ushqime të tilla sugjerohet që testimi të bëhet disa ditë rreshtë përpara se të shtojmë gradualisht sasinë që i ofrohet bebit. POR sa më vonë ti prezantohet si ushqim, aq më të larta janë shanset që ta zhvillojë si alergji, kështu nëse bebi ka predispozita, sugjerimet nga alergologët është në fakt që ushqimet ti prezantohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që shanset për ta zhvilluar si alergji të jenë më të ulta.

Si Serviret

6 deri në 12 muaj:

Ofroni gjalpë kikiriku (pa kripë),mundësisht të bër në mënyrë artizanale, të holluar me qumështu gjiri apo formulë, apo ujë. Vendosni pak sasi e mund ta lejoni fëmijën që të “luajë me gishta” e ndërkohë edhe e ha, ose nëse e keni testuar kosin,  mund t’ja miksoni me kos. Siggurohuhni që konsistenca mos të jetë e trashë shumë sic e ka gjalpi i kikirkut normalisht pasi tekstura e tillë përbën rrezik mbytjeje. Wshtë normale që tekstura, edhe e holluar, të shkaktojë pak gagging në fillim! Ose mund tja grini kikirikat shumë shumë imët dhe t’ja hidhni mbi pure, mbi avokado apo banane.

12 deri në 24 muaj:

Mund ti ofroni gjalpë kikiriku të paholluar tani, të përhapur  në bukë, waffles apo pancakes.

24 muajsh:

Nëse fëmija ka aftësi përtypëse të avancuara, ju kupton plotësisht kur i thoni ta përtypë, është ushqyer me blw që prej fillimit mund tja ofroni të plota kikirikat e ta supervizoni. Por, kjo mbetet në dorën tuaj për ta gjykuar nëse është gati. Nëse jo, grijini dhe ofrojani mbi ushqime të tjera.

Kur mund ti jap bebit gjalpë kikiriku?

Receta

Banane e gjalpë kikiriku

Koha e Gatimit: 5 Minuta

Mosha e Sugjeruar: 6m+

Ingredientët:

Qumësht gjiri/formule

1 lugë gjalpë kikiriku

½ banane

Përgatitja:

1.Miksoni gjalpin e kikirikut me qumësht gjiri, mjaftueshëm sa përbërja të hollohet por sa të qendrojë në pirun

2.Priteni  bananen ne mes për së gjati

3.Lyeni bananen me gjalpin e hollluar

4. Ofrojani bebit dhe lejojeni që ta kapë vetë.

Nuk Gjeni Ushqimin që kërkoni?

Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.

Filloni të kurseni "SMART"

Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.