Brokoli

Lloji i Ushqimit

Perim

Vlerat Ushqimore

5/5

Alergen i Zakonshem?

Jo

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

12 Minuta

Kur mund ti jap fëmijës brokoli?

Brokoli, i gatuar (zier ose pjekur) deri sa të zbutet, mund t’i jepet fëmijës që në fillimin e ushqimeve të ngurta, pra rreth moshës 6 muaj.

Si Serviret

6 deri në 9 muaj:
Gjatë kësaj moshe copat e brokolit duhet të jenë sa më të mëdha, kurorat e së cilave duhet të jenë afërsisht 3 gisht. Gjatë kësaj moshe brokolu duhet të ziehet mirë, aq sa të mund ta shtupni me dorë.

9 deri në 12 muaj:
Gjatë kësaj moshe fëmija përmirëson motorikën fine, kështu që copat e brokolit duhet të jenë më të vogla në madhësi. Gjatë kësaj moshe, brokoli mund t’t jepet fëmijës edhe i pjekur.

12 deri në 24 muaj:
Gjatë kësaj moshe copat duhet të priten të vogla, përafershisht sa madhësia e kafshatës së femijës.

Receta

Brokoli i Zier

Koha e Gatimit: 12 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6 Muaj +

Ingredientët:

1/2 Kurore Brokoli
2 Gota Ujë

Përgatitja:

1. Lajmë mirë brokolin.
2. E presim në copa sipas moshës së fëmijës (foto më lart)
3. E vendosim të ziejë per 7-8 minuta.
4. E lemë të ftohet dhe ja sherbejmë fëmijës në pjatë.