Salmoni, i gatuar plotësisht, mund t’u prezantohet bebeve sapo ato fillojnë ushqimet e ngurta, pra përgjithësisht rreth moshës 6 muaj. Salmoni vlerësohet nga ne si një nga ushqimet më të mira për bebat, dhe krahasuar me peshqit e tjerë, salmoni ka përmbajtje më të ulët mërkuri dhe mund ti jepet fëmijës edhe disa herë në javë.
Salmoni është alergjen i zakonshëm, pra është mëse e nevojshme te keni parasysh historikun e alergjive të prinderve dhe ti jepni sasi shumë të vogël fëmijës për të testuar alergji dhe reaksion të mundshëm.
Ofrojini bebit salmon të prerë në shirita 2 gisht të gjerë (lëkurën dhe halat i heqim më përpara), ose shtypeni salmonin me lugë dhe përzjejeni me ushqime të tjera që mund të haen me lugë (si për shëmbull pure patate ose kos) të cilat fëmija mund ti hajë vetë.
Ofrojini fëmijës copa salmoni pak më të mëdha se goja e fëmijës, pa lëkurë dhe pa hala. Gjithashtu mund të vazhdoni të shërbeni salmonin në rripa 2 gisht që fëmija të praktikojë kafshimin dhe copëtimin. Një servirje perfekte për këtë moshë është edhe sallata e salmonit që përgatitet me salmon dhe avokado të shtypur, majonezë ose kos.
Gjatë kësaj moshe mund ti ofroni bebit copëza më të vogla të salmonit në mënyrë që të praktikojë kapjen me pirun, por patjeter edhe mënyrat e mëparshme të servirjes janë ende të vlefshme.
Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+
1 Biftek Salmoni
1 Lugë Gjelle Vaj Ulliri
1.Heqim halat dhe presim Salmonin në shirita me gjerësi 2 gisht.
2.Nxehim vajin në një tigan.
3.Pasi vaji të nxhehet vendosim shiritat e salmonit dhe i skuqim për rreth 4 minuta.
4.I kthejmë shiritat në anën tjetër dhe i skuqim sërisht për 4 minuta.
5.E heqim salmonin nga tigani, e lemë të ftohet dhe ja shërbejmë bebit.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.