Duke qënë se fëmijët e vegjël nuk prodhojnë sasi të bollshme laktazë, enzima e cila ndihmon në shpërberjen e laktozës, ata janë intolerantë ndaj saj dhe nuk rekomandohet pirja e qumështit të lopës para moshës 1 vjec. Në ndryshim nga qumështi i nënës, qumështi i lopës nuk është i kompletuar me vlerat ushquese dhe rrjedhimisht nuk mund ta zëvendësojë atë!
Qumështi i lopës duhet pasterizuar (ose zier) në mënyrë që të mund të konsumohet nga fëmijët, pasi përmban baktere dhe kondaminues të ndryshëm të cilët janë shumë të rrezikshëm për fëmijët.
6 deri në 11 muaj:
Nuk rekomandohet gjatë kësaj moshe, qëndroni me qumësht gjiri ose formulë.
12 deri në 24 muaj:
Gjatë kësaj moshe fëmija mund ta pijë qumështin, ose ta marrë me përbërës të tjerë si për shembull tërshërë. Nuk rekomandohet konsumimi i më shumë se 300-350 gram bulmet në ditë, në mënyrë që qumështi të mos pengojë përthithjen e hekurit nga ushqimet e tjera.
Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 1 Vjec+
1/2 Gote Qumësht
1/4 Gote Tërshërë
3/4 Gote Ujë
1. Në një enë përziejmë të 3 ingredientët.
2. E vendosim të ziejë për rreth 4 minuta.
3. E heqim nga nxehtësia dhe e lemë të pushojë për 5 minuta.
4. E lemë të ftohet dhe ja sherbejmë fëmijës me lugë.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.