Pulë

Lloji i Ushqimit

Mish

Vlerat Ushqimore

5/5

Alergen i Zakonshem?

Jo

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

18 Minuta

Kur mund ti jap bebit mish pule?

Mishi i pulës mund ti prezantohet dhe ti jepet bebit që 6 muajsh+ pasi fillon te hajë ushqime të ngurta. Pula është një nga ato ushqime të pasura me proteinë, por edhe shumë të lehta e të shpejta në gatim, kështu mbetet ndër të preferuarat kur vjen puna te ushqimi i bebit.

Kujdes!

Pula përbën rrezikshmëri mbytje, pasi mishi i saj thahet gjatë gatimit, kështu që evitoni prerjen në copa të vogla dhe gjithmonë qëndrojini pranë fëmijës.

Si Serviret

6 deri në 9 muaj:
Shmangni prejren në kubikë apo copa të vogla. Ofrojini një cung të plotë pule bebit në dorë pasi ta keni pastruar mirë nga lëkura, kërcët dhe kocka e hollë. Lini vetëm pjesën e mirë-të lidhur të mishit dhe kockën kryesore. Nëse e keni në formë fileto priteni sa gjerësia dhe gjatësia e dy gishtave të dorës suaj. Sigurohuni që të jetë e mirë-gatuar.

9 deri në 12 muaj:
Gjatë kësaj moshe pula mund të ofrohet si shirita të hollë, e bërë fije-fije ose e bluar dhe shoqerohëruar me perime.

12 deri 24 muaj:
Gjatë kësaj moshe mund ti ofroni fëmijës copa më të vogla të prera në kubikë, në mënyrë që fëmija të praktikojë kapjen me gishta dhe përdorimin e pirunit. Kujdes, rekomandohet të servirni vetëm 2-3 copa në kohë që fëmija mos i fusë të gjitha në gojë pa i përtypur.

Receta

Pulë me perime

Koha e Gatimit: 18 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+

Ingredientët:

1 Fileto Pule
1/4 Brokoli
1/4 Lule Lakër
1 Copë Kungull
1 Lugë Caji Vajj Ulliri

Përgatitja:

1. Lajmë mirë dhe presim në copa brokolin, lule lakrën dhe kungullin.
2. Në një enë zjejmë fileton e pulës, dhe pasi të jetë ftohur e bëjmë fije-fije.
3. Ziejmë ne avull perimet, derisa të zbuten.
4. I bashkojmë të gjitha dhe u hedhim sipër vaj ulliri.
5. Shërbehet në pjatë të cekët të cilën bebi mund ta arrijë me lugë.

Nuk Gjeni Ushqimin që kërkoni?

Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.

Filloni të kurseni "SMART"

Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.