Mjalti, edhe pse konsiderohet përgjithësisht e sigurtë ti ofrohet bebit pas vitit të parë të jetës, këshillohet që të pritet sa bebi ti afrohet dy vjecarit për të qenë plotësisht të sigurtë në dhënien e mjaltit. Jo vetëm për rrezikun e botulizmit që ka, por edhe për shkak të ëmbëlsisë. Sheqeri apo produktet e tjera të ëmbla këshillohen të shtyhen sa më shumë, ose të ofrohen në doza shumë të vogla, kjo sepse mund të ulin shanset që fëmija të dojë të provojë më shumë ushqime për shkak se mund të shfaq një preferencë të theksuar ndaj të emblave.
Mjalti përmban spore Clostridium Botulinium, që për bebat nën 1 vjec, sjellin rrezikshmëri të lartë në shkaktimin e botulizmit, për më shumë mund të lexoni këtu.
6 deri në 12 muaj:
Nuk rekomandohet gjatë kësaj moshe.
12 deri në 24 muaj:
Sugjerimi ynë është të prisni deri 24 muaj, megjithatë nës doni tja jepni mund ti hidhni pak në caj apo smoothie.
24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe mund ta ofroni mjaltin në caj, smoothie ose edhe në lugë.
Koha e Gatimit: 5 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 24m+
1 lugë mjaltë
1 lugë gjalp kikiriku
⅕ banane
1.Lyeni një fetë buke me gjalp kikiriku mirë .
2.Shtoni sipër mjaltin dhe shpërndaheni mirë mbi bukë
3.Pritini bananen hollë, ose shtypeni me pirun dhe hapeni mbi bukë.
4. Priteni bukën në rripa, në trashësi sa dy gishta të dorës që fëmija ta ketë lehtë të menaxhueshme.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.