Mishi mund ti prezantohet bebi që 6 muajsh gjithashtu, kur fillon të konsumojë ushqimet e ngurta. Mund të duket pak i sikletshëm në fillim, por është shumë i përshtatshëm duke patur një konsistencë të fortë, e ndihmon bebin që të zhvillojë sic duhet muskujt buko-facial dhe nofullën.
6 deri në 9 muaj:
Sigurohuni që mishi të jetë i mirë gatuar, priteni në formë të gjatë, copa sa dy gishta bashkë. Gjatë kësaj moshe bebi do përpiqet ta “thithë” apo të gjejë limitet e gojës duke e manovruar mishin. Nëse bebi arrin dhe e këput copë, mos u panikosni, prisni që ta nxjerrë (refleksi gag ndihmon), për ta sinjalizuar që ta nxjerrë, flitini qetësisht “nxirre mami’ dhe vendosni pëllëmben e hapur poshtë mjekrën në pritje, ky është një gjest që bebin e ndihmon të kuptojë se duhet ta nxjerrë copën e marrë.
9 deri në 18 muaj:
Në këtë moshë mund t’ja përgatisimin mishin në fije fije e ta lejojmë bebin ti kapë vetë, duke u vet-ushqyer. Eshtë shumë e rëndësishme që në BLW bebit mos ti futet në gojë ushqimi nga dikush tjetër pasi kjo e vështirëson procesin dhe shton riskun e mbytjes.
18-24 muajsh:
Ndërsa bebi mësohen edhe ju ndiheni më konfident në aftësitë përtypëse të fëmijës, mund tja ofroni mishin në forma më të vogla. Gjithmonë kalojini vaktet bashkë, në mënyrë që bebi të mësojë prej shembullit tuaj, mbi mënyrën e konsumimit, dhe ta rikujtoni herë pas herë ta përtypë mirë ushqimin.
Koha e Gatimit: 20 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+
1 Biftek vici pa dhjamë
1 Lugë gjelle vaj ulliri
1. Rrahim biftekun me cekic derisa të hollohet
2. Ziejmë në zjarr të ngadaltë për rreth 13 minuta
3. Në një tigan që kemi vendosur paraprakisht të nxehet hedhim vajin e ullirit
4. Fërgojmë biftekun nga të dyja anët për rreth 2-3 minuta për cdo anë (derisa të marrë ngjyrë kafe nga jashtë)
5. Presim biftekun në shirita me gjerësi 2 gisht dhe ja servirim fëmijës.
Receta mund të shërbehet edhe me perime
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.