Karrotë

Lloji i Ushqimit

Perim

Vlerat Ushqimore

5/5

Alergen i Zakonshem?

Jo

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

10 Minuta

Kur mund ti jap bebit karrotë?

Karrota është një superushqim që mund të prezantohet që në moshën 6 muajshe kur bebi fillon ushqyerjen me ushqime të ngurta.

Kujdes!

Karrota është shumë e fortë dhe mund të shfaq rrezik mbytje, sidomos nëse është karrotë e vogël, apo e prere hollë dhe e pagatuar. Në formë të pagatuar mund t’ja japim bebit vetëm në rastin kur karrota është shumë e madhe dhe e trashë, dhe bebi ende ska dhëmb, pra nuk ka rrezik të këpusë copa. Në këtë formë shërben si kruajtëse dhëmbësh shumë e mirë si dhe e ndihmon bebin të mësojë më tej fiziologjinë e gojës së tij dhe mënaxhimin e ushqimit në gojë.

Si Serviret

6 deri në 8 muaj:
Mënyra më e sigurtë e ofrimit të karrotës në këtë moshë është të jetë e gatuar mirë (në avull, e zier apo e pjekur), në mënyrë që të jetë aq e butë sa të shtypet lehtësisht me dy gishta. Priteni në gjysëm për së gjati që bebi ta ketë të lehtë ta marrë vetë në dorë. Për këtë moshë ushqimet duhet të ofrohen në formën më të madhe të mundshme dhe të evitohen prerjet/format rrethore.

9 deri në 17 muaj:
Në këtë moshë, kapja me gishta e fëmijës zhvillohet më tepër duke e lejuar atë të kapë copa më të vogla, prandaj në këtë moshë rekomandohet zvogëlimi i copëzave të karrotës. Mund t’ja ofrojmë edhe të grirë. E përvec se e lehtë për bebin, do të shërbejë si një stimulues sensorial shumë i mirë.

18 deri në 24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe mund të provoni servirjen e karrotës të gjallë, por vetëm në varësi të komoditetit që fëmija ka me ushqimin e ngurtë, dhe nëse ka praktikuar BLë që në fillim. Nëse keni kaluar rishtazi nga ushqimi pure në ushqimin me copa, ofrojani të zbutur mirë, sa fëmija të mësojë procesin e përtypjes sic duhet.

Receta

Karrota me vaj ulliri, në avull

Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+

Ingredientët:

5 karrota mesatare
1 Lugë Gjelle Vaj Ulliri

Përgatitja:

1.Lajmë mirë dhe qerojmë karrotat.
2.Gatuajini në avull deri sa të zbuten mjaftueshëm (lehtësisht të shtypen me dy gishta, por të forta mjaftueshëm sa të qendrojnë në pirun).
3.Pritini ne shirita për së gjati dhe sperkatini me vaj ulliri
4. Sigurohuni që të jenë ftohur mjaftueshëm para se t’ja shërbeni bebit.

Nuk Gjeni Ushqimin që kërkoni?

Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.

Filloni të kurseni "SMART"

Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.