Djathë i Bardhë

Lloji i Ushqimit

Bulmet

Vlerat Ushqimore

2/5

Alergen i Zakonshem?

Po

Mosha e Sugjeruar

12 muaj

Koha e Pergatitjes

5 Minuta

Kur mund ti jap bebit djathë?

Duke qënë se djathi i bardhë ka përmbajtje të lartë të kripës, nuk rekomandohet ti jepet fëmijës përpara moshës 1 vjecare. Gjatë moshës 12-18 muaj nuk rekomandohet ti jepet më shumë se 30 gram djathë fëmijës, i cili rekomandohet të shplahet në ujë përpara servirjes që ti dalë kripa.

Kujdes!

Djathi i bardhë, ashtu si shumë bulmete të tjera , është alergjen i zakonshëm, prandaj sasia e me të cilë ja prezantoni bebit për herë të parë duhet të jetë relativisht e vogël.

Si Serviret

6 deri në 8 muaj:
Shmangeni përdorimin e djathit të bardhë gjatë kësaj moshe.

9 deri në 11 muaj:
Shmangeni përdorimin e djathit të bardhë gjatë kësaj moshe.

12 deri në 24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe, mund ta thërmoni djathin mbi ushqimet e tjera që i ofroni fëmijës, ose mund ta shplani në ujë dhe ti ofroni fëmijës copëza të vogla.

si ta pres djathin per femijet

Receta

Sallatë me Djathë të Bardhë

Koha e Gatimit: 5 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 12m+

Ingredientët:

1/4 Qepë
4 Pomodorini
30g Djathë i Bardhë
4 Kokrra Ullinj
1 Lugë Caji Vaj Ulliri
1 Luge Kafe Uthull Cilësore

Përgatitja:

1.Presim qepën në fije.
2.U heqim bërthamën ullinjve dhe i presim në feta bashkë me pomodorinit.
3.I bashkojmë ullinjtë, domatet dhe qepën dhe u hedhim sipër vajin e ullirit dhe uthullën.
4.I përziejmë dhe ne fund i thërmojmë sipër djathin e bardhë.