Bananja mund ti ofrohet fëmijes sapo të fillojë me ushqimet e ngurta, pra rreth moshës 6 muaj.
Jo, bananet e bëra nuk përbëjnë problem për mbytje, por përgjithësisht shkaktojnë refleksin “Gag”.
6 deri në 8 muaj:
Bananja mund të ofrohet në disa opsione, mund ti ofroni fëmijës një gjysmë bananeje të qëruar, mund ta ndani bananen në 3 copa vertikalisht sipas ndarjeve që ka bananja, ose mund ta shtypni si pure të cilën bebi mund ta hajë me lugë.
9 deri në 11 muaj:
Në këtë moshë, kapja me gishta e fëmijës zhvillohet më tepër duke e lejuar atë të kapë copa më të vogla, prandaj në këtë moshë rekomandohet zvogëlimi i copëzave të bananes. Mund ta prisni bananen në feta ose ta ndani në 3 pjesë vertikalisht sipas ndarjeve të bananes.
12 deri në 24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe mund ti ofroni fëmijës të gjithë bananen e qëruar, në mënyrë të pavarur, që fëmija të mund të eksplorojë.
Koha e Gatimit: 3 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+
1 Banane
Kanellë sipas dëshirës
1.Qërojmë dhe bluajmë bananen në blender. (Mund ta shtypni me pirun nëse nuk keni blender)
2.E hedhim në një tas dhe hedhim pak kanellë sipër.
3.Ja ofrojmë bebit me lugë që të mund ta hajë vetë.
Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.
Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.