Avokado

Lloji i Ushqimit

Frut

Vlerat Ushqimore

5/5

Alergen i Zakonshem?

Jo

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

3 Minuta

Kur mund ti jap bebit avokado?

Avokadoja mund ti ofrohet bebit sapo të keni filluar me ushqimet e ngurta, në fakt, duke qënë se avokadoja nuk është alergjen i zakonshëm konsiderohet të jete perfekt për të filluar ushqimin e ngurtë. Avokadot e bëra janë të buta dhe të mbushura plot me vlera.

A ka mundësi mbytje me avokado?

Jo, avokadot e bëra nuk jane të prirura të shkaktojnë mbytje (kujdes, cdo ushqim mund të shkaktojë mbytje).

Si Serviret

6 deri në 8 muaj:
Për herët e para mund ti ofroni bebit gjysma avokadoje të qëruar dhe me bërthamë të hequr, ose të shtypur dhe ofruar me lugë. Avokadoja ka një siperfaqe të rrëshqitshme prandaj mund të jetë pak e vështirë për bebin ne fillim.

9 deri në 11 muaj:
Në këtë moshë, kapja me gishta e fëmijës zhvillohet më tepër duke e lejuar atë të kapë copa më të vogla, prandaj në këtë moshë rekomandohet zvogëlimi i copëzave të avokados (feta të prera sa 1/4 e avokados). Nëse bebi ka vështirësi ti kapë copat e vogla atëherë mund të vazhdoni me gjysma pa kurrfarë problemi.

12 deri në 24 muajsh:
Gjatë kësaj moshe mund ta ofroni cerekun e avokados me gjithë lekurë, të cilën femija mund ta heqë vetë, ose ta shërbeni në tas të prerë ne copa të vogla në menyrë që bebi të praktikojë kapjen me pirun të copave.

Receta

Guakamole me Avokado

Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+

Ingredientët:

1 Gjysëm Kokër Qepë
1 Limon
2 Kokrra Avokado

Përgatitja:

1.Qërojmë dhe grijmë qepën imët në një enë të thellë.
2.Shtojmë lëngun e limonit dhe avokadot e qëruara.
3.Shtypim dhe përziejmë derisa të përfitojmë një masë homogjene.
4.Servirim guakamolen në tas të cekët ose pjatë për bebin që të mund ta marrë vetë me lugë

Nuk Gjeni Ushqimin që kërkoni?

Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.

Filloni të kurseni "SMART"

Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.