Domate

Lloji i Ushqimit

Perim

Vlerat Ushqimore

3/5

Alergen i Zakonshem?

Jo

Mosha e Sugjeruar

6 muaj

Koha e Pergatitjes

3 Minuta

Kur mund ti jap bebit domate?

Domatja mund ti fillohet bebit që 6 muajsh pasi ka filluar ushqimin e ngurtë. Por, për shkak të aciditetit të lartë që ka, mund të shkaktojë skuqje të lehta në fytyrë ku bebi e konsumon; mos u bëni merak, jane të parrezikshme.

Kujdes!
Domatet e vogla ose sic njihen ndryshe pomodorini (në formë vezake, sa permasat e rrushit) përbëjnë rrezik të lartë mbytjeje për shkak të formës e madhësisë që kanë, kështu sigurohuni që ti ofroni në një formë të sigurtë.

Si Serviret

6 deri në 9 muaj:
Priteni në katërsh, hiqni pjesën e bishtit dhe lejojeni bebin ta kapë vetë. Lëkurën mund t’ja eleminoni sidomos në rastet kur domatja ësbtë shumë e pjekur, pasi mund ti krijojë bezdi dhe të shkaktojë një efekt gag më të fortë se zakonisht.

9 deri në 18 muaj:
Ofrojani njësoj si më parë, ose nëse doni ti jepni domate të vogla, (cherry), pritini në katërsh dhe ato. Sigurohuni mos ti jepni asnjëherë fëmijës në këtë moshë ushqim në formë rrethore dhe përmas të vogël.

18-24 muaj:
Mund tja prezantoni në sallatë, dhe për të qendruar në anën e sigurtë vijoni me orerjen në katërsh të domateve të vogla. Ndërsa bebi i afrohet 24 muajshit, nëse ndiheni konfident në aftësitë e tij përtypëse dhe të mirëmenaxhimit të ushqimjt në gojë, mund ti ofroni domate të plota.

si serviret domatja per femije

Receta

Salcë domatesh furre

Koha e Gatimit: 60 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 6m+

Ingredientët:

6 domate
1 Lugë gjelle vaj ulliri
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër

Përgatitja:

1. Pritini domatet në gjys, vendosini në tavë dhë spërkatini me pak vaj ulliri
2. Prisni majat e hudhrës dhe vendosini brenda domateve
3. Prsni qepën në feta, shpërndajeni në tacë dhe shtoni pak vaj ulliri
4. Lërini të piqen për 40-60 min, sa qepa të zbutet plotësisht
5. Qepën, domatet e pjekura dhe shtrydhni hudhrat sipër, kalojini në blender

Mund ta shoqëroni me makarona, bukë të thekur, apo fasule të zjera mirë e të shtypura

Nuk Gjeni Ushqimin që kërkoni?

Tashmë mund të bëni një kërkesë dhe ne do të shtojmë ushqimet që doni.

Filloni të kurseni "SMART"

Shkarkoni FALAS aplikacionin iSave për celularin tuaj dhe filloni të menaxhoni të ardhurat.