Duke qënë se fëmijët e vegjël nuk prodhojnë sasi të bollshme laktazë, enzima e cila ndihmon në shpërberjen e laktozës, ata janë intolerantë ndaj saj dhe nuk rekomandohet pirja e qumështit të lopës para moshës 1 vjec. Në ndryshim nga qumështi i nënës, qumështi i lopës nuk është i kompletuar me vlerat ushquese dhe rrjedhimisht nuk mund ta zëvendësojë atë!
Qumështi i lopës duhet pasterizuar (ose zier) në mënyrë që të mund të konsumohet nga fëmijët, pasi përmban baktere dhe kondaminues të ndryshëm të cilët janë shumë të rrezikshëm për fëmijët.
6 deri në 11 muaj:
Nuk rekomandohet gjatë kësaj moshe, qëndroni me qumësht gjiri ose formulë.
12 deri në 24 muaj:
Gjatë kësaj moshe fëmija mund ta pijë qumështin, ose ta marrë me përbërës të tjerë si për shembull tërshërë. Nuk rekomandohet konsumimi i më shumë se 300-350 gram bulmet në ditë, në mënyrë që qumështi të mos pengojë përthithjen e hekurit nga ushqimet e tjera.
Koha e Gatimit: 15 Minuta
Mosha e Sugjeruar: 1 Vjec+
1/2 Gote Qumësht
1/4 Gote Tërshërë
3/4 Gote Ujë
1. Në një enë përziejmë të 3 ingredientët.
2. E vendosim të ziejë për rreth 4 minuta.
3. E heqim nga nxehtësia dhe e lemë të pushojë për 5 minuta.
4. E lemë të ftohet dhe ja sherbejmë fëmijës me lugë.