10 ushqime qe ndihmojne me konstipacionin ( kapsllekun ) te bebet dhe femijet

Share this:

Konstipacioni eshte nje gjendje qe sjell jo pak shqetesim te prinderit dhe shume siklet per femijet. Dieta ushqimore, sic eshte shkaku kryesor i konstipacionit ashtu eshte edhe menyra kryesore qe mund ta ristabilizoje gjendjen. Dieta ushqimore me nivele te larta yndyrnash e karbohidratesh por shume pak fiber eshte shkaku kryesor i konstipacionit.

Konstipacioni mund te haset ne cdo moshe te bebit por eshte pak me i zakonshem pasi bebi fillon ushqimet ( pra 6 muaj e lart ). 

Perpara se te flasim per ushqime qe ndihmojne me konstipacionin, eshte e rendesishme te kemi parasysh nje element kryesor: hidratimin

Dehidratimi apo mungesa e ujit/lengjeve ne organizem mund te jete nje faktore ndikues ne konstipacion, keshtu teksa mundoheni ta luftoni te femijet sigurohuni qe te jene te mire-hidratuar. 

Cilat jane 10 ushqime qe ndihmojne me konstipacionin?

     

      1. Frutat si molla, dardha, fiq, kumbulla, nektarine\pjeshka, portokalle etj. Frutat ne pergjithesi jane te pasura me fiber. 

      1. Perime si: spinaq, sallatat, bizelet

      1. Patatja e embel, brocoli, karrotat, kungulli i embel 

      1. Buka apo makaronat integrale 

      1. Tershera

      1. Farat chia, farat e linit, fara susami 

      1. Lakrat e Brukselit 

      1. Panxhari 

      1. Kefiri 

      1. Avokado